Arben Pëllumbi dhe Dorjan Teliti përballë në “Rinvote”
Kandidatët për deputetë, Arben Pëllumbi nga Partia Socialiste dhe Dorjan Teliti nga Partia Demokratike, ishin sot përballë të rinvje Xhuljana Muçaj dhe Dosti Banushi në emisionin “Rinvote” në Euronews Albania.
Ata sqaruan qëndrimet për sa i përket ftesës publike të bërë së fundmi për bashkëpunim nga Edi Rama ndaj Lulzim Bashës. Pëllumbi tha se kjo ftesë nuk ishte për bashkëqeverisje, por si tejkalim të politikës përçarëse në miratimin e ligjeve të integrimit. Teliti replikoi se ftesa ishte tregues i frikës nga humbja.
Lexo më shumë: Ftesa për bashkëpunim, Arben Pëllumbi: Jo për bashkëqeverisje, Dorjan Teliti: Prej frikës nga humbja
Aktivisti Dosti Banushi u kërkoi me këmbëngulje dy kandidatëve se çfarë programi kanë ata për të rinjtë. Pëllumbi tha se për 4 vitet e ardhshme PS do të ketë në fokus të rinjtë duke nxitur integrimin e tyre në tregun evropian të teknologjisë si dhe në ndërmarrjen e iniciativave të reja në biznes. Ndërsa Teliti tha se planet e PD-së bazohen te gara e ndershme, taksa dhe tarifa të ulëta dhe stazh pune i paguar njëvjeçar.
Lexo më shumë: Arben Pëllumbi shpalos planin e PS për t’i hapur perspektiva të reja brezit të ri
Lexo më shumë: “Na tregoni programin”, aktivisti kërkon shpjegim nga Teliti se çfarë ofron PD-ja për rininë
Debat hapi çështja e databazës së partive politike dhe përdorimit të të dhënave. Arben Pëllumbi mohoi që databaza e rrjedhur në media të jetë e PS-së. Megjithatë ai pranoi se PS angazhon “patronazhistë”, të cilët i konsideroi “anëtarë të PS-së që japin thjeshtë opinione për prirjen e votës”.
Ndërkohë Dorjan Teliti hodhi poshtë zërat se PD ka gjithashtu një databazë të ngjashme me atë të PS-së, dhe këmbënguli se databaza e PS-së është “skandal që duhet hetuar nga SPAK-u”. Ai shpjegoi diferencën mes një databaze të zakonshme që bazohet në informacione publike dhe databazës së PS-së, që sipas tij “është në shkelje të të dhënave konfidenciale”.
Lexo më shumë: Arben Pëllumbi shpalos planin e PS për t’i hapur perspektiva të reja brezit të ri
Lexo më shumë: Dorjan Teliti për databazën e PS-së: Skandal, SPAK t’u japë shpjegim qytetarëve për të dhënat
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta