Integrimi në BE, Ndreca dhe Salianji përballë të rinjve në “Rinvote”

2 Prill 2021 | 20:02

Mbrëmjen e sotme në “Rinvote” në Euronews Albania, kandidatët për deputetë Plarent Ndreca nga PS dhe Ervin Salianji nga PD u përballen me të rinjtë për temën e integrimit evropian të vendit.

Ata u përgjigjen pyetjeve të të rinjve rreth kësaj tematike, ndërsa shpalosën programet, që kanë partitë ku bëjnë pjesë.

Një nga shqetësimet që ngritën të rinjtë ishte pjesa e fushatës, ku sipas tyre nuk është e bazuar në programe konkrete, por i gjithë fokusi i saj vihet tek sulmet ndaj kundërshtarit.

Kandidati i PS, Plarent Ndreca nuk iu përgjigj direkt pyetjes për programin, por u përqendrua kryesisht te çështjet e negociatave.

“Legjislacioni është përafruar, ne në vitin 2014 kemi marrë statusin e kandidatit për në BE dhe në mars 2020, besoj jeni informuar se janë hapur negociatat”, tha Ndrecaj.

Kandidati i PD-së, Ervin Salianji theksoi se Partia Demokratike ka program konkret për integrimin, ekonominë dhe të rinjtë.

“Ne kemi një program të saktë. PD është me program konkret, që nga ekonomia, hapja e vendeve të reja të punës për të rinjtë, ne propozojmë stazhe pune të paguara, që të fitojnë eksperiencë pune”, tha ai.

Lexoni gjithashtu: 

Fushatë klishe e pa program? Salianji debaton me të renë: Çfarë ofron PD-ja për integrimin

Braktisja e Kuvendit, Ervin Salianji përballet me të renë në Rinvote

“Punëtorë nga Bangladeshi”, Plarent Ndreca: Tregu i punës është mbushur me mastera shkencorë

Ndreca: Kandidimi për deputet momenti më kulmor në politikë. Salianji: Kam bërë luftë argumentesh në Parlament

Pse PS nuk ka në program integrimin në BE? Plarent Ndreca i përgjigjet aktivistes në Rinvote

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë

Kandidatja e “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak, Tiranë, Alba Kepi tha për “RinVote” në Euronews Albania se nëse Partia Demokratike do të kishte qeverisur bashkinë...
17:56 | 11/05/2023

Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime

Aldo Merkoçi i ftuar në “Rinvote” tha se karta e studentëve ofron mbi 200 shërbime nga biznese të ndryshme. I pyetur në rast se i ...
17:24 | 11/05/2023

Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju

Kandiati për këshillin bashkiak i koalicionit “Bashkë fitojmë” në Kukës, Halit Muçmata dhe nënkryetari i këshillit bashkiak Granit Gjana ishin këtë të premte të ftuar...
20:00 | 21/04/2023