Zgjedhjet e 25 prillit dhe ndikimin e ekonomisë tek votuesit

3 Mars 2021 | 19:36

Shumica e shqiptarëve shprehen pesimist për situatën aktuale që po kalon vendi për sa i përket ekonomisë, megjithatë ata janë optimist për të ardhmen. Kështu rezultoi në sondazhin e dytë të MRB-së për Euronews Albania, rezultatet e së cilit u diskutuan në emisionin “Ilva Now” në prani të ekspertëve si Elton haxhi, Fatos Çoçoli, Azmi Stringa apo edhe përfaqësuesi i PD-së, Dorjan Teliti.

Lexo më shumë: Shqiptarët optimistë për të ardhmen, mbi 41% presin përmirësim të ekonomisë së vendit dhe ekonomisë familjare

Përveç sondazhit vëmendja kryesore e diskutimit u përqendrua te programet ekonomike të partive kryesore politike në vend përpara zgjedhjeve të 25 prillit dhe sa mund të jenë përcaktues ato në prirjen e votës.

Ish-zëvendësministri i Financave, Elton Haxhi, tha se rezultatet e sondazhit kanë ardhur si rrjedhojë kryesisht e ndikimit të pandemisë.

Më tej ai analizoi pjesën e programeve politike për ekonominë, ku tha se partitë nuk kanë qenë të qarta për sa i përket programeve të tyre për ekonominë duke mos ofruar transparencë me shifra se si do të veprojnë në rast se do të qeverisin vendin pas 25 prillit. Ai tha se kjo paqartësi do t’i lërë qytetarët sërish të votojnë me perceptime dhe prirje tradicionale apo oportuniste.

Lexo më shumë: ”Partitë s’japin qartësi për planet e ekonomisë”, Elton Haxhi: Në fund qytetarët do votojnë me perceptime

Përfaqësuesi i PD-së, Dorjan Teliti, replikoi me Haxhin duke u shprehur se në tërësi programi i opozitës ka qenë i qartë në të gjitha sektorët dhe i shoqëruar me detajime konkrete se nga do të gjenden financimet. Sipas tij ekonomia e vendit ka nevojë për një reformim sidomos të inspektorateve dhe nga ana tjetër bizneset kanë nevojë të çlirohen “nga taksidarët”.

Lexo më shumë: Premtimet e PD, Dorian Teliti: Kemi planin ku do t’i gjejmë 400 milionë euro në vit

Lajm në përditësim…

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021