Vrasja e Klodian Rashës, Basha: Rama heshti tre ditë, mendoi se do t’ia hidhte

11 Dhjetor 2020 | 16:16

Lideri i opozitës Lulzim Basha iu është drejtuar qytetarëve me një mesazh në 30-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Ai tha se Partia Demokratike vijon të jetë mburoja dhe garantuesja kryesore e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, z. Basha u ndal edhe tek zhvillimet e fundit, vrasjes së 25-vjeccarit Klodian Rashës nga policia, duke theksuar se kryeministri u përpoq që të mbulonte të vërtetën. Kreu i PD-së theksoi se Shqipëria ndodhe sot në një situatë dramatike për shkak të korrupsionit dhe arrogancës së qeverisë në 7 vjet.

“Fjalët e babait të Klodianit më prekën thellë dhe më kanë lënë gjurmë të pa shlyeshme. Ajo që i revolton më shumë të rinjtë ishte përpjekja tinëzare dhe përpjekja e propagandës për të fshehur dhe mbuluar këtë krim të shëmtuar.

Rama për këtë ngjarje kaq të rëndë heshti tre ditë. Fillimisht mendoi se do ta kalonte lumin duke shëtitur në qendrat tregtare. Vetëm tre ditë më pas kur pa që qytetarët u hodhën në revoltë e bëri ministrin e Brendshëm mish për top për të shpëtuar veten e tij. Faji nuk është i policëve të thjesht ata ndihen po aq të lënduar sa qytetarët. Kjo situatë është për shkak të arrogancës dhe papërgjegjshmërisë, peshku qelbet nga koka thotë populli ynë”, shprehet Basha.

Lideri i opozitës vlerësoi revoltën e të rinjve duke thënë se ashtu si 30 vjet më parë të rinjtë nuk i durojnë dot gënjeshtrat dhe dhunën. Rama, tha kreu i PD pas 7 vite në pushtet dhe pasi mori të gjithë “tepsinë për vete” ka sjellë si rezultat papunësi, emigrim dhe së fundmi vrasje.

“Ka ardhur koha për ndryshim, Rama me klikën e tij e ka mbushur kupën prek kohësh. PD është gati dhe do të bëjë gjithçka që t’i japin fund kësaj më 25 prill. Do të luftojmë për rimëkëmbjen. Do të jetë përgjegjësia jonë që t’i japim fund keqqeverisjes”, përfundoi z. Basha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026