Partia Socialiste feston fitoren, Rama mesazh Bashës: Pranoje humbjen me dinjitet
Mbështetësit e Partisë Socialiste u mblodhën pasditen e kësaj të marte në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të festuar triumfin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, para mbështetësve tha se kjo është fitorja më e vështirë, më e madhe dhe më e bukur.
“Kjo është fitorja më e vështirë, më e madhe dhe më bukur e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Megjithë numrin marramendës të fletëve të pavlefshme ne e kemi thyer rekordin tonë. Ky është rekordi historik i kësaj skuadre të madhe të njerëzve të jashtëzakonshëm”, tha Rama.
Ai tha se ndihet krenar për qytetarët shqiptarë, të cilët i dhanë besimin me votë Partisë Socialiste.
“Më shumë se asnjëherë jam krenar për shqiptarët, që më urtësinë, me vendosmërinë dhe me votën e tyre kaluan një provë të madhe karakteri në këtë moment kaq sfidues për Shqipërinë. Fitoi karakteri ynë, si një forcë e pathyeshme edhe përballë fatkeqësive natyrore. Fitorja është e gjitha e juaja”, shtoi Rama.
Kryeministri i Shqipërisë kishte një mesazh për kundërshtarët politikë, ndërsa tha se për PS-në opozita e vetme është Partia Demokratike.
Ai kërkoi nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të pranojë humbjen me dinjitet duke thënë se PS-ja do ta ketë të shtrirë dorën e bashkëpunimit për të mirën e Shqipërisë.
“Lulzim Basha dhe Partia Demokratike bënë fushatën më të mirë në historinë e humbjeve të tyre. Ju them atyre se më shumë se kaq nuk bënin dot, madje bën më shumë se saç bënin normalisht. Mesazhi im i sinqertë për Bashën është ky: pranoje humbjen me dinjitet dhe me bindjen se nuk bëre dot çfarë deshe, pro bëre gjithçka munde. Me apo pa Bashën, opozita jonë e vetme është PD dhe fitorja jonë e madhe nuk na e bën më të vogël, por edhe më të madh që t’i shtrijmë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë dhe pa paragjykim PD-së. Unë dua të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i socialistëve, por edhe i demokratëve”, tha Rama.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri