PS dhe LSI përmbyllin fushatën elektorale në qarkun Tiranë
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim përmbyllin sot fushatën elektorale për qarkun Tiranë.
Mitingu përmbyllës i PS në sheshin ” Skënderbej” ka nisur në orën 18:00 me fjalën e disa nga kandidateve më të spikatura të PS në këtë qark, që nga Luljeta Bozdo, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu apo ajo e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Kryeministri Edi Rama dhe njëherësh drejtuesi i PS-së mbajti një fjalë përmbyllëse para simpatizantëve të PS të mbledhur në sheshin “Skënderbej”.
Ai tha se vota e shqiptarëve në 25 prilli ka vetëm një drejtim, Partinë Socialiste të Shqipërisë.
“Ata janë rruga e së shkuarës, Partia Socialiste e Shqipërisë është dera e të ardhmes. Në 25 prill është dita jo për të bashkuar kënaqësitë tona, por për të bashkuar të gjithë pakënaqësitë tona dhe për t’i thënë njëri-tjetrit se ka plot arsye për të qenë të pakënaqur me ata që kemi bërë. Më 25 prill vota ka një drejtim, Partinë Socialiste”, tha ai.
Ndërkohë, mitingu i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, i parashikuar të niste po në orën 18:00 ka nisur rreth një orë me vonesë.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bëri thirrje që qytetarët më 25 prill të votojnë për t’i dhënë fund tranzicionit.
“Shqipëria është sot në rrezik është e tradhtuar nga qeverisja prandaj në këto zgjedhje u bëj thirrje të gjithë juve nga ky shesh i bekuar që të mos ndaloni për asnjë moment në këto ditë për të çuar çdo njeri drejt kutisë së votimit për të votuar LSI”, tha ajo.
Qarku i Tiranës, i cili është qarku më i madh i Shqipërisë në zgjedhjet e 25 prillit do të çojë në Parlament 36 deputetë.
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka njoftuar se të drejtën e votës në zgjedhjet e 25 prilli e kanë 3,588,869 shtetas shqiptarë, nga të cilët 50.5 % e tyre janë votues meshkuj dhe 49.5 % janë femra.
Lexoni gjithashtu:
Kryeministri Rama: Ata janë rruga e së shkuarës, PS është e ardhmja
Monika Kryemadhi: Më 25 prill votoni për t’i dhënë fund tranzicionit
Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit