Pezullimi i Ballukut, nis seanca në Kushtetuese! Kryeministria: SPAK shkeli ligjin
Në Gjykatën Kushtetuese ka filluar seanca lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, ku po shqyrtohet ankimi i kryeministrit Edi Rama pas pezullimit të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës. Seanca, me relator gjyqtar Sandër Beci, u hap në orën 10:00 dhe po zhvillohet pa praninë e zv/kryeministres, pasi ajo nuk figuron si palë në proces.
Në këtë rast, Këshilli i Ministrave përballet me përfaqësuesit e SPAK-ut, prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Për më tepër, Presidenca dhe Kuvendi kanë dërguar përfaqësues të tyre si palë të interesuara. Ndërkohë, GJKKO ka refuzuar pjesëmarrjen, duke argumentuar se një pjesëmarrje e tillë do të dëmtonte parimin e ndarjes së pushteteve.
Seanca ka nisur me relacionin e gjyqtarit Sandër Beci. Jona Qosja, përfaqësuesja e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese deklaroi se Kryeministria nuk është në proces për një ankim individual, por për sqarimin e kompetencave të pushteteve. Ajo gjithashtu ka argumentuar se SPAK sipas saj ka shkelur Kushtetutën.
Qosja u shpreh se deputeti gëzon imunitet dhe nuk mund të kontrollohet ose të arrestohet pa pëlqimin e Kuvendit. Sipas saj nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdolloj forme pa autorizimin e Kuvendit.
Lajmi në përditësim…
Pezullimi i Ballukut, flet përfaqësuesja e Kuvendit: Një vendim gjykate nuk mund të anashkalojë Kuvendin! Është shkelur Kushtetuta nga SPAK
Këtë të enjte, në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet seanca plenare mes Kryeministrisë dhe SPAK mbi pezullimin e Belinda Ballukut. Pjesë e palëve janë edhe Kuvendi dhe Presidenca. Në fjalën e saj, përfaqësuesja e Kuvendit e ka quajtur vendimin cenues të parimit të ndarjes së pushtetit.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të legjitimuar ndërhyrjen e gjykatës në pushtetin ekzekutiv krijon një situatë ku pushteti gjyqësor ndërhyn në pushtetin ekzekutiv, dhe kjo ndërhyrje është substanca e konfliktit të kompetencave, jo thjesht një mosmarrëveshje akademike mbi interpretimin e normave. Në vlerësimin e Kuvendit, ky vendim cenon parimin e ndarjes dhe barazimit të pushteteve të sanksionuar në nenin 7 të Kushtetutës në disa dimensione. Ndërhyrja gjyqësore sipas Kuvendit dhe ligjeve të tij ka dhënë votësimin dhe përbërjen e qeverisë të propozuar nga Kryeministri. Ky proces kushtetues nuk mund të anashkalohet nga vendim gjyqësor,” – tha përfaqësuesja e Kuvendit.
Pezullimi i Ballukut, përfaqësuesja e Kryeministrisë: SPAK nuk ka zbatuar ligjin, deputeti ka iminutet
Jona Qosja, përfaqësuesja e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese këtë të enjte, ka vijuar gjatë fjalës së saj duke argumentuar pse SPAK sipas saj ka shkelur Kushtetutën.
“Në lidhje me themelin e kërkesës. Deputeti gëzon imunitet, nuk mund të kontrollohet ose të arrestohet pa pëlqimin e Kuvendit. Nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdolloj forme pa autorizimin e Kuvendit.
Autorizimi i Kuvendit kërkohet jo vetëm për masa kufizimi personal. Çfarë mbron imuniteti i deputetit, lirinë apo detyrën që kryen si deputet. Synon mbrojtjen e detyrës së deputetit. Në të kundërt nuk do kishte asnjë arsye pse Kushtetuta ta mbronte lirinë personale. Vetë GJK ka mbajtur qëndrimin se autorizimi nga Kuvendi është i nevojshëm për arrestin me burg dhe arrestin në shtëpi. Anëtarët e Këshillit të Ministrave po ashtu gëzojnë imunitet. SPAK nuk ka zbatuar jurisprudencës e Gjykatës Kushtetuese se ka sqaruar se edhe ministri që nuk është deputet, ka të njëjtin imunitet”-tha Qosja.
Përfaqësuejsa e Kryeministrisë në Kushtetuese për pezullimin e Ballukut: Është ndërhyrje në kompetencë
Jona Qosja, përfaqësuesja e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese këtë të enjte, deklaroi se Kryeministria nuk është në proces për një ankim individual, por për sqarimin e kompetencave të pushteteve.
“GJKKO dhe SPAK pretendojnë se kërkesa nuk mund të ngrihet sepse nuk janë shqyrtuar të gjitha shkallët e gjykimit. Këshilli i Ministrave nuk është palë në gjykimin penal dhe nuk mund të ankohen për këtë.
Në përgjigje të këtyre pretendimeve, duhet theksuar se nuk bëhet fjalë për një ankim individual. Kërkimi i shkaqeve në këtë rast nuk lidhet me mbrojtjen e të pandehurve, por me raportin ndërmjet pushteteve, dhe ngrihet pyetja nëse gjykata penale ka të drejtë të pezullojë nga detyra një ministër, në të njëjtën mënyrë si mund të pezullojë një tjetër anëtar qeverie. Ne gjykojmë se jo.
Ne vijojmë si përfaqësues të qeverisë që na kanë pezulluar një anëtar të saj dhe fushën e veprimtarisë së tij. Vendimmarrja është pezulluar, dhe tani ministri nuk mund të propozojë aktet.”-tha Qosja.
Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të vijojë mbështetjen për të drejtat e shqiptarëve
Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
Zbardhen amendamentet e PD Parlamentin Europian që morë mbështetjen e eurodeputetëve, por u votuan kundër nga PS
- 14:17 Policia jep detajet: Vrau bashkëshorten me armë zjarri në Shkodër, arrestohet 62-vjeçari
- 14:02 Detaje nga vrasja në Shkodër, burri vret bashkëshorten me çifte
- 13:58 Hitaj: Mbi 10 mijë llogari të dyshimta po verifikohen për komente negative ndaj bizneseve turistike
- 13:36 Vrasje me armë zjarri në Shkodër, raportohet një i vrarë
- 13:26 Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të vijojë mbështetjen për të drejtat e shqiptarëve
- 13:03 Kuvajti intercepton raketa dhe dronë, një person mbetet i plagosur