Vetëm pak minuta para mbledhjes së Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për mandatin e Berishës ka nisur protesta e Rithemelimit.
Dhjetëra mbështetës të Berishës janë mbledhur para Kuvendit, ndërsa brohorasin ‘Rama ik’, ‘Poshtë diktatura’!
Protestës i janë bashkuar deputetët e Rithemelimit si dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.
Gazetari i Euronews Albania Ardit Hoxha raportoi se deputetët e grupit Bardhi dhe grupit të Rithemelimit nuk do të jenë pjesë e mbledhjes së Këshillit të Mandateve që pritet të nisë në orën 12:00.
As vetë Berisha nuk do të jetë i pranishëm në seancë, gjë të cilën e bëri me dije mëngjesin e ditës së sotme.
Ai do të përfaqësohet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve me dy avokatët e tij, të cilët kanë hyrë në ambientet e Kuvendit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha: Sot do jemi luftëtarët e parë në rrugë, jemi në betejë pa kthim
- Këshilli i Mandateve, Berisha refuzon të shkojë: Nuk pranoj poshtërim publik