Berisha: Sot do jemi luftëtarët e parë në rrugë, jemi në betejë pa kthim
Sali Berisha ka dalë në një deklaratë ndërkohë që para Kuvendit është paralajmëruar protestë, në të njëjtën ditë që do të mblidhet dhe Këshilli i Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të liderit demokrat.
Ai tha se sot do të jenë luftëtarët e parë në rrugë, luftëtarë lirie ndërsa ka ftuar çdo shqiptar që të marrë pjesë.
“Çdo shqiptar duhet të ndalet në një moment, të shtrojë pyetjen: beson ai apo jo se vota e lirë është jetike, që qytetarët të gëzojnë liritë dhe të drejtat që shteti ligjor të funksionojë.
Çdo qytetar që i beson votës duhet të shtrojë pyetjen: a ka votë të lirë me Edi Ramën?
Çdo qytetar duhet t’i thërrasë vetes, në rast se nuk do të pajtohet me një diktaturë, të ngrihemi.
Sot do të jemi një grup fare modest, por do jemi luftëtarët e parë në rrugë, luftëtarë lirie.
Ju rikujtoj shqiptarëve se në vitin 1997, kur armiqtë e egër që erdhën me rebelim komunist në pushtet, menduan se na shfarosën, filluam betejën me 30 vetë në oborrin e selisë sonë dhe i mundëm ata në zgjedhjet parlamentare, të cilat i vodhën.
Po kësaj here, jetën e japim, votën nuk e japim. Ndaj dhe ftoj çdo shqiptar të mendojë për veten, për të ardhmen e tyre, për të ardhmen e fëmijëve, për të ardhmen e këtij vendi.
Ne jemi në betejë pa kthim”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar