Protesta| Berisha nuk shkon në SPAK. Policia rrethon Kuvendin, blindohet me kamera

18 Dhjetor 2023 | 10:19

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk u paraqit këtë të hënë për herë të katërt në dyert e SPAK, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme.

Në bazë të këtij vendimi Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë edhe të 3 të çdo muaji në SPAK, përpara Oficerëve të policisë Gjyqësore.

Ish-kryeministri akuzohet për “Korrupsion pasiv” për çështjen e ish-klubit sportiv Partizani.

Ndaj Berishës është caktuar masa e sigurimit “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim për të dal jashtë vendit”, por tashmë SPAK ka doreëzuar në Kuvend kërkesën për autorizim që ndaj Berishës të rëndohet masa e sigurisë.

Teksa Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve pritet të mbahet këtë të hënë ën orën 12:00 për të vlerësuar kërkesën e SPAK, Rithemelimi ka njoftuar mbajtjen e një proteste.

Mësohet se rreth 700 efektivë policie janë lokalizuar përpara ambienteve të Kuvendit me qëllim mbarëvajtjen e protestës, përfshirë efektivë të policisë së Tiranës dhe të FNSH.

Raportohet se afër Kuvendit janë vendosur kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme  nëse do të ketë incidente.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026