Këshilli i Mandateve, Berisha refuzon të shkojë: Nuk pranoj poshtërim publik

18 Dhjetor 2023 | 11:22

Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të shkojë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që do të zhvillohet ditën e sotme për shqyrtimin e kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të liderit demokrat.

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se nuk mund të pranoj poshtërimin publik të institucionit që me Kushtetutë është institucioni qendror i Republikës Parlamentare.

“Sot pra, ata shkojnë si përfaqësues të Edi Ramës, mbi Kushtetutën, mbi parlamentin, poshtërojnë në këtë mënyrë institucionin qendror të një republike parlamentare, de facto sot një narkorepublikë apo republikë e bandës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Edi Rama dhe larot e tij vrapuan drejt parlamentit për t’i kërkuar zevëndësimin e masave anti-kushtetuese që kanë dhënë ndaj meje me masat më të rënda, arrestin me burg ose arrest shtëpie.

Ky është poshtërim i parlamentit. Ndaj dhe unë sot nuk mund të ndodhesha kurrë në atë komision. Të pranoja një poshtërim publik të tillë të institucionit që me Kushtetutë është institucioni qendror i Republikës Parlamentare”-tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026