Rama konferencë me presidentin e KE: Marrëdhëniet tona në nivel tjetër
Nis konferenca e përbashkët e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kryeministrit Edi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se me presidentin e KE-së disktuan për luftën në Ukrainë, integrimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për Ballkanin e Hapur dhe reformat.
Rama deklaroi se Shqipëria ka hedhur hapa domethënëse në reformën që drejtësi.
“Folën me presidentin për situatën e përgjithshme dhe sfidat në raport me Ukrainën. Folëm për procesin në vigjilie të Këshillit evropian kur dihet që Shqipëria dhe RMV janë në agjendë për t’u shqytuar çështja e çeljes së bisedimeve, folëm për ecurinë e marrëdhënieve rajonale, Ballkanin e hapur, sfidat e brendshme të rajonit, folëm edhe për reformat si reforma në drejtësi. Të gjithë e ndoqëm dje operacion shumë domethënës të SPAK dhe Policisë për goditjen ndaj krimit të organizuar. Jemi në rrugën e duhur, kemi hedhur hapa domethënë që në krahasim me vendet që prej kohës kanë çelur negociatat”, u shpreh Rama.
Ai nënvizoi më tej se marrëdhëniet me politikën europiane janë në një nivel tjetër.
“Jemi në një nivel krejt tjetër të bashkëjetesës së suazën politike europiane si rezultat dhe i një vullneti gjithmonë edhe më të shprehur nga BE, nga Brukseli, për ta afruar më shumë Ballkanin Perëndimor drejt BE-së. Mirënjohje për mbështetjen e BE-së në momentet më të vështira që nga momenti i pas tërmetit tek periudha e pandemisë. Jemi shumë krenarë që jemi pjesë e frontit të përbashkët, një front kundër së keqes, duke pasur parasysh konfliktin luftarak në Ukrainë”, tha ai më tej.
Michel mbërriti të premten në Tiranë. Ai u prit nga kryeministri Edi Rama në orën 10:15 në bulevardin pranë Kryeministrisë ku u zhvillua dhe ceremonia e rastit.
LEXONI GJITHASHTU:
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s