Liverpool shuplakë në FA Cup, eliminohet nga ekipi surprizë
Skuadra më në formë në kontinentin e vjetër ka marrë një shuplakë në Kupën e Anglisë. Liverpool u eliminua nga FA Cup pasi u mposht nga Plymouth, skuadër që garon në Championship, madje rrezikon rënien një kategori më poshtë. Një transfertë që në letër ishte e papërfillshme për të besuarit e Arne Slot që eksperimentoi, por në fund mori faturën e kripur. Pjesa e parë nuk prodhoi gola, por në të dytën, vendësit arritën të reagojnë mirë, duke shënuar me anë të një 11-metërshi i kthyer në gol nga Hardie. 1-0 për Plymouth që avancon në fazën e 1/8-ave.
Tottenham po ashtu është një tjetër skuadër që i dha lamtumirën garës, duke u mposhtur 2-1 nga Aston Villa. Të besuarit e Postecoglu pësuan që në nisje, ku Ramsey zhbllokoi shifrat. Në fraksionin e dytë ishte Rogers që realizoi golin e sigurisë, ndërsa në limite Mathijs Tel ngushtoi diferencën, por 2-1 për Aston Villan.
Sa i përket kësaj faze të garës, mbeten dhe 2 duele të tjera për t’u luajtur.
“Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”