Lobist amerikan për të zgjidhur “non gratën”? Berisha: Ja e vërteta pa spekulime
Ish-kryeministri Sali Berisha sqaroi në emisionin Now në Euronews Albania çështjen e lobistit amerikan të kontraktuar prej tij për të sqaruar shpalljen non grata nga SHBA.
Berisha u shpreh se nuk bëhet fjalë për lobim por për hetim, të cilin miku i tij, një ish-eksponent republikan e ka marrë përsipër ta bëjë pas asnjë pagesë.
“Kryetari dhe themeluesi i grupit që drejton punën për Berishën beson se klienti i tij është ndaluar në mënyrë të pandershme për të hyrë në SHBA dhe dëshiron që Kongresi të hetojë këtë çështje. Kjo është e vërteta e hetimit, jo lobimit. Unë i kam bërë letër çdo kongresmeni, të cilëve nuk u kam kërkuar asgjë por u kam thënë se ky vendim është shkelje flagrante e ligjit të kongresit. Është republikan dhe fund ka qenë shef strategjist i Mckain, ia kam shpjeguar dhe ka qenë i bindur për pafajësinë time. Më tha do ta marr përsipër pa asnjë pagesë, se nuk mund ta tolerojë që një mik i tij të ndalohet pa të drejtë”, sqaroi Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve