“Loja e fundit”, një i arrestuar dhe dy të proceduar për baste sportive në Korçë

9 Shkurt 2026 | 09:04

Ndërkohë që në vendin tonë qytetarë të shumtë vijojnë të luajnë me baste sportive në mënyrë të paligjshme, policia ndërmerr herë pas here aksione për evidentimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie.

Në njoftimin e kësaj të hëne, policia thotë se ka goditur dy raste të tjera të lojërave të fatit në qytetin e Korçës, ku ka vënë në pranga një person, ndërsa të tjerët janë proceduar penalisht.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të 43-vjeçarit, në lagjen nr. 8, Korçë, në celularët e shtetasve M.P. dhe G.A., u gjetën faqe për baste sportive. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në celularin e shtetasit Gj.M., në lokalin ku ndodhej në lagjen nr. 9, Korçë, u gjetën faqe për baste sportive”, njofton policia.

Gjatë aksionit “Loja e fundit” u sekuestruan edhe tre celularë, ndërsa në pranga ra 43-vjeçari M.P., banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Po ashtu, materialet u referuan në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit G.A. dhe Gj.M., banues në Korçë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026