Lojërat Botërore Olimpike Speciale, Shqipëria përfaqësohet nga 10 atletë

12 Qershor 2023 | 15:51

10 atletë me aftësi të veçanta do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Botërore Olimpike Speciale që mbahen në Berlin. Përpara nisjes, delegacioni u prit nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Jam i sigurt që ju që tani jeni fitues, nuk ka rëndësi se sa medalje do të sjellim nga Berlini, por ajo qe ka rëndësi është sesa atletë do të çojmë në Berlin. Janë 10 yje që do shkëlqejnë dhe unë besoj që do frymëzojnë dhjetëra, e dhjetëra, e  qindra, e ndoshta mijëra të tjerë, që do ndjekin rrugëtimin tuaj, që do frymëzohen nga historia juaj. Mesazhi që ne duam të japim për çunat dhe gocat me nevoja speciale është që gjithkush është dikush. Edhe për ne të gjithë këta fëmijët janë dikush dhe janë shumë të rëndësishëm për qytetin tonë,” – u shpreh Veliaj.

Shtimi i gjithmonë e më shumë përfaqësuesve në lojërat speciale sipas kryebashkiakut është ajo çfarë duhet të synojmë.

“Edhe ekipi ynë olimpik i Lojërave Speciale, është po aq i rëndësishëm sa ekipi ynë i lojërave olimpike. Dhe ekipi ynë që shkon në Berlin këtë vit, është po aq i rëndësishëm sa ekipi që do shkojë në Paris në 2024-ën për të thyer rekordet atje. Kështu që, do të doja shume që teksa përgatitemi për këtë standard të ri, të mendojmë për një standard më të lartë.  Kemi kapur një majë mali, por çdo majë mali është rrëza e një mali tjetër, që është edhe më i lartë. E filluam me 2, jemi te 10, tani duhet të mendojmë që tani në këtë majë mali, si rrëzën e malit tjetër, që kur të vijën lojërat e tjera, ne të kemi jo 10, por 20, 30 atletë dhe jam i sigurt që do zgjohet edhe ajo ndjesi e filantropisë,” – u shpreh Veliaj.

Në 2019-ën, Shqipëria përfaqësohej në Lojërat Botërore Olimpike Speciale nga vetëm 2 atletë që garonin në 2 disiplina, not dhe atletikë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026