Lojtarët e Kombëtares nderohen me trofeun “Ëndërr Botërori”
Kombëtarja shqiptare siguroi për herë të parë në historinë e saj kualifikimin në fazën play-off të një Kampionati Botëror.
Një ëndërr e kthyer tashmë në realitet, jo vetëm për futbollistët e Kombëtares, por për të gjithë tifozët shqiptarë që e kanë ëndërruar këtë moment prej vitesh.
Një nga trofetë më të rëndësishëm të akorduar mbrëmjen e sotme në Galanë “Topi i Artë 2025” ishte nderimi i lojtarëve të Kombëtares për arritjen e këtij objektivi madhor dhe historik.
“Ëndërr Botërori” ishte trofeu që iu akordua sonte 12 lojtarëve të pranishëm në këtë event: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Naser Aliji, Kristjan Asllani, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Klisman Çeka, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Juljan Shehu dhe Nazmi Gripshi.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi secilit prej lojtarëve nga një trofe, në shenjë falënderimi për këtë arritje historike.
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 10:21 Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Sot është dita e së vërtetës, do zbërthej të gjitha manipulimet
- 10:16 Andy Burnham pranë drejtimit të Laburistëve, rivalët tërhiqen nga gara
- 10:08 Numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë arrin në 3,811
- 10:03 Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut dënon ish-presidentin e vendit me shtatë vjet burg
- 09:55 Seanca ndaj Ilir Metës, paraqitet në GJKKO avokati Bujar Musta
- 09:48 India dhe Australia nënshkruajnë paktin për uraniumin