“Lola” ngjitet në skenë baleti për dashurinë, tradhtinë dhe hakmarrjen

4 Mars 2026 | 16:38

Për tre net me radhë në skenën e TKOB do të ngjitet në skenë “Lola”, një balet për dashurinë, tradhtinë dhe hakmarrjen.

Pas 25 vitesh kjo shfaqje rivendoset në skenë nga Anisa Gjoni, Domenica Ndreca dhe Edi Blloshmi.

 “Vjen në një produksion të re, skenografi të re, të sjellësh një balet pas kaq vitesh është nostalgji, dhe kanë kërcyer artistë të mëdhenj. Është kënaqësi të sjellësh një vepër aq të bukur në një dimension të ri”, thotë Blloshmi.

Në sfondin e luftës së popullit spanjoll kundër pushtimit francez, shpaloset historia e Lolës, një vajzë e bukur, e fortë dhe e përfshirë në vorbullën e ndjenjave dhe sakrificës.

“Është Lola, fuqia e gruas, kurajë, është bërë një grua e fortë. Do vij në dy kaste, në kastin e parë kemi Adela Muçollari si Lola, është një kast shumë i fuqishëm”, tregon ai.

Me muzikë nga Sergei Vasilenko dhe një gjuhë koreografike të fuqishme, “Lola” vjen si një balet dramatik, ku pasioni i dashurisë përplaset me flakën e luftës dhe një grua bëhet figura qendrore e rezistencës.

“Është një shfaqje që ka dashurinë mes karaktereve, është dashuri që përçan çdo gjë dhe ka lojën, motivet spanjolle, jemi në Spanjë, ka larmi, kemi korin, kemi trupën e baletit, është një bashkëpunim gjigand që po e sjellim pas kaq shumë vitesh”, shprehet Blloshmi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm

Aktori Lulzim Zeqa ka folur për sfidën e interpretimit të Jagos në shfaqjen “Otello”, duke e cilësuar këtë rol si një nga personazhet më të...
21:49 | 28/06/2026

Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare

Në një skenë të huaj, nën dritat e Sanremos, nuk u dëgjua thjesht muzikë… u dëgjua zemra e Shqipërisë që rrihte fort. Azgan Haklaj, së...
21:00 | 28/06/2026

50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2

Ka nisur në Pogradec Festivali Ndërkombëtar i Akuarielit “Lin Aqua” 2, eventi ndërkombëtar që bën bashkë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota. Nëpërmjet bojërave...
18:48 | 28/06/2026