Lotaria Amerikane, mbi 100 mijë qytetarë aplikuan në tre vitet e fundit
Denisi po bën procedurat për të plotësuar aplikimin për të dytin vit me radhë Lotarinë Amerikane.
“Ja vlen sakrifica, unë e kam dhe biznesin këtu dhe dua që të iki. Miqtë e mi shumica janë jashtë, pak na kanë ngelur këtej, shumica na kanë ikur para 6-7 vitesh dhe këta që kanë ngelur, që të gjithë do të aplikojnë për lotarinë. Amerika është vendi i mundësive, na jep një mundësi më shumë që këtu nuk e kemi”, shprehet Denis Zëre.
Denisi nuk është i vetmi që dëshiron të udhëtojnë drejt ëndrrës amerikane. Prej vitesh numri i aplikuesve nga Shqipëria ka qenë në ritme të larta. Në vitin 2019 ishin 172.817 aplikues, në vitin 2020 ishin 181.270 persona dhe në 2021 kanë aplikuar 128.871 persona.
“Po e kam plotësuar, sepse dua të vendosem në Amerikë. E shoh të ardhmen time në Amerikë. Nuk besoj në të ardhmen këtu, kam pasur shpresa po shoh që gjërat nuk janë duke shkuar siç e mendoja, nuk shoh diçka për mirë”, shprehet një i ri.
Aplikimet për Lotarinë Amerikane DV-2023 filluan më 6 tetor dhe do të mbyllet të martën, më 9 nëntor 2021.
Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 16:08 Ceremonia mortore e Lindsey Graham, do të marrin pjesë edhe Netanyahu dhe Zelenskyy
- 16:00 Dyshime për varrezë masive me trupa shqiptarësh në Zubin Potok, nisin gërmimet
- 15:48 Mijëra palestinezë të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit
- 15:43 Zyrtarët iranianë paralajmërojnë për ndërprerje të energjisë elektrike në vend
- 15:35 Trump kërcënon përsëri se do të hedhë në erë urat dhe termocentralet iraniane
- 15:26 Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli