Lufta cenon importet, 5.8 mld lekë importohen nga Izraeli, 0.6% të importeve totale
Lufta në Lindjen e Mesme mund ti kushtoj Shqipërisë 5.8 mld lekë të humbura nga importet.
Kjo është shifra sipas databazës së INSTAT mbi kapitalin absolut të mallrave të importuara nga Izraeli në vitin e kaluar.
Shqipëria dhe Izraeli kanë në kurriz 32 vite marrëdhënie reciproke jo vetëm diplomatike por edhe tregtare. Shkëmbimet e mallrave midis dy vendeve janë intensifikuar vitet e fundit, ku vetëm vitin e kaluar, importet e mallrave nga shteti hebre janë rritur mbi 40.5% si dhe përgjatë viteve të fundit, ato janë dyfishuar.
Kategoritë e importeve që tregtohen në Shqipëri nga Izraeli janë nga më të ndryshmet. Lëndët djegëse minerare, nafta dhe nënprodukte zënë peshën më të madhe në produktet e importit, me mbi 90%. Vetëm vitin e kaluar janë importuar gjithsej 5,4 mld lekë lëndë minerare.
Materiale dhe produkte plastike si dhe instrumentet optike ose për fotografi janë dy kategoritë e dyta më të rëndësishme që importohen, me vlerë respektive 115.9 mln dhe 67.9 mln lekë.
Produktet izraelite zënë 0.6% të totalit të importeve që tregtohen në vendin tonë. Përqindja e peshës që zënë rezulton në rritje ndër vite, por lufta në zhvillim, mund të ngrejë shumë pikëpyetje për vijueshmërinë e marrëdhënieve tregtare.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë