“Lufta do zgjasë 5 vjet”- Si Putin njoftoi presidentin kinez për planet në Ukrainë

28 Dhjetor 2023 | 15:26

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar marsin e kaluar, në takimin me homologun kinez Shi Xhinping se Rusia do të luftojë për të paktën 5 vite në Ukrainë.

Kështu shkruan e përjavshmja japoneze “Nikei Azia”, që citon burime të ndryshme anonime, në dijeni të manovrave diplomatike mes dy vendeve.

Sipas organit mediatik, gjatë vizitës së Shi në Rusi, Putin ka dashur të përmbledhë me këto fjalë situatën, që asokohe nuk ishte në favor të Moskës, duke siguruar liderin kinez se në fund Rusia do ta fitonte luftën.

“Nikei Azia” ka komentuar më tej se, përballë fjalëve të Putin për liderin kinez, hapja e kreut të Kremlinit ndaj një armëpushimi tregojnë se ai dëshiron vetëm të krijojë iluzionin se po lëviz drejt uljes së armëve, ose një paqeje afatshkurtër në prag të zgjedhjeve presidenciale ruse vitin e ardhshëm, me besimin se një atmosferë e tillë do ta favorizonte në votime.

Ndërkohë, kur nga fillimi i luftës po bëhen gradualisht dy vjet, dhjetori po rezulton muaji më i vështirë për trupat ukrainase.

Sipas Kievit zyrtar, rusët po sulmojnë pa pushim qytetet strategjike Marinka dhe Avdivka, duke pësuar shumë humbje, por në të njëjtën kohë duke avancuar.

Sipas ekzekutivit ukrainas, trupat pushtuese po përpiqen të sigurojnë kontrollin e territorit përpara fundit të vitit.

“Nëse shohim numrin e sulmeve dhe presionin ndaj njësive tona mund të themi se muaji i fundit i këtij viti është më i vështiri”, ka deklaruar zëdhënësi i forcave të armatosura ukrainase Oleksander Shtupun.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026