SHBA miraton 250 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

28 Dhjetor 2023 | 10:39

Shtëpia e Bardhë e ka miratuar një tjetër ndihmë ushtarake për Ukrainën, në vlerë të 250 milionë dollarëve. Në paketën e fundit përfshihen armë për mbrojtje ajrore, artileri, municion i vogël dhe armë anti-tank, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Mirëpo kjo është ndihma e fundit që mund të niset prej SHBA-së në Ukrainë, nëse Kongresi amerikan nuk miraton ndihmë shtesë.

Ukraina ka paralajmëruar që lufta dhe financat e saj publike do të jenë në rrezik të madh, nëse do të ndalen ndihmat prej Perëndimit.

Ukraina ka regjistruar ndryshim të vogël të linjës së kontrollit, pas nisjes së kundërofensivës pranverore, dhe tani po përballet me një rënie graduale të ndihmave prej aletëve në Uashington dhe Evropë.

Ndonëse mbështetja për Ukrainën është e madhe në Kongresin amerikan, një marrëveshje për dërgim të mëtutjeshëm të armëve është bllokuar prej republikanëve, të cilët insistojnë që duhet ndarë më shumë buxhet për të forcuar kontrollin e kufijve të SHBA-së me Meksikën.

Një paketë emergjente për shpenzime, që përfshin ndarjen e 50 miliardë dollarëve për Ukrainën dhe 14 miliardë dollarëve për Izraelin, nuk është miratuar në Senatin amerikan muajin e kaluar, pasi çdo republikan ka votuar kundër.

Edhe një vizitë e realizuar së fundi në SHBA nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk ka rezultuar me sukses në këtë drejtim.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se është e rëndësishme që Kongresi të veprojë sa më shpejt, “për të avancuar interesat tona kombëtare, duke i ndihmuar Ukrainës që ta mbrojë veten dhe të ardhmen e saj”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026