Lufta e dyfishtë ndaj Covid-19 dhe kaosit të informacionit, Alimehmeti për pandeminë

19 Maj 2024 | 18:33

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ishte këtë të diel i ftuar në “Interview” me Milera Milorin, ku ka folur për një nga ngjarjet që preku jetën e të gjithë njerëzve në mbarë globin, pandemia e covid-19.

Ai tha mjekëve në atë periudhë u duhej të bënin një luftë të dyfishtë si me vetë sëmundjen por edhe me informacionet që shpërndaheshin në të gjithë popullatën të cilat herë ishin të sakta e herë jo.

“Fatkeqësisht ne në profesionin tonë e quajmë atë periudhë aksioni. Është njëlloj si ushtria, ti për atë je përgatitur nuk e shikon si pjesa tjetër e popullatës. Pasi kjo mbaron, ti duhet të nxjerrësh mësimet e të vazhdosh me mendjen që mund të parandalosh diçka tjetër.

Ajo që këtë herë ishte ndryshe ishin rrjetet sociale dhe menaxhimi i kaq shumë informacioni që arrin gjithkënd menjëherë në çdo pjesë të globit.

Kjo ka pasur vështirësi për të menaxhuar të gjithë këtë informacion. Ne kishim fatin se duke pasur mjek shqiptar në të gjithë botën, u krijua një grup në formë spontane që jepnin informacion se çfarë po ndodhte në të gjithë botën në lidhje me këtë pandemi”,-tha Ilir Alimehmeti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm

Aktori Lulzim Zeqa ka folur për sfidën e interpretimit të Jagos në shfaqjen “Otello”, duke e cilësuar këtë rol si një nga personazhet më të...
21:49 | 28/06/2026

“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në

Arben Kumbaro, regjisori i njohur, ka folur këtë të diel në emisionin Interview me Mirela Milorin. Kumbaro ka komentuar aktualitetin në Akademinë e Arteve dhe...
20:40 | 14/06/2026

“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit

Historiania Valentina Duka e ftuar në “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania, bëri një analizë të figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe mënyrës se...
19:23 | 31/05/2026