“Lufta e Kosovës s’mund të rishkruhet”, Xhaçka: Do rrëzojmë raportin e Dick Marty
“Drejtësi për luftën e Kosovës për pavarësi”, ky ishte qëndrimi i ministres së punëve të Jashtme Olta Xhaçka nga Brukseli, teksa paralelisht në Hagë mbahej seanca e tretë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së të cilët akuzohet për krime lufte.
Pas takimit të ministrave të Jashtëm në NATO-s, Xhaçka tha se është e qartë që krerët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht.
Xhaçka siguroi mbështetje të plotë për luftën e Kosovës për drejtësi, duke theksuar se Shqipëria do të bëjë çmos për zhbërjen e raportit të Dick Marty-t dhe miratimin e një rezolute të re për Kosovën.
Disa ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se në Asamblenë e Këshillit të Europës janë mbledhur firmat e nevojshme për rishikimin e raportit të Dick Marty-t mbi të cilin janë bazuar akuzat ndaj krerëve të UÇK-së dhe miratimin e një rezolute të re.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata liron katër efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Verracakut
Masat ndaj sezonit të zjarreve, nga 22 qershori 160 zjarre në të gjithë vendin
Aktiviteti fizik dhe palestra për zemrën, kardiologët: Më parë duhet bërë një konsultë
- 18:40 Gjykata liron katër efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Verracakut
- 18:28 284 milionë euro ryshfet, dënohet me vdekje zyrtari kinez
- 18:18 E dyshuara për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako gjendet e vdekur pranë Kievit
- 18:16 Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
- 18:10 Trump për Melonin: Është njeri i mirë, e dua shumë por mendoj se bëri një gabim
- 18:05 Masat ndaj sezonit të zjarreve, nga 22 qershori 160 zjarre në të gjithë vendin