Lufta e Ukrainës duhet të përfundojë me çlirimin e Krimesë, thotë Zelenski

10 Gusht 2022 | 07:13

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se lufta në Ukrainë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me çlirimin e saj.

Deklaratën, Zelenski e dha disa orë pasi forcat ukrainase goditën me raketa një depo municionesh në bazën ushtarake ruse në Krime, duke vrarë një person e plagosur 5 të tjerë, shkruan BBC.

Zelenski tha se Krimeja është pjesë e Ukrainës dhe se ukrainasit nuk do të heqin dorë nga ajo.

Sipas një deklarate të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, nuk ka pasur asnjë sulm ndaj depos së municioneve dhe asnjë dëmtim material në bazën Saky.

Krimea është zyrtarisht pjesë e Ukrainës, por u aneksua nga Rusia në vitin 2014 pas një referendumi të cilin komuniteti ndërkombëtar e sheh si të paligjshëm.

Shumë ukrainas e shohin këtë si fillimin e luftës së tyre me Rusinë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026