Lufta në Ukrainë, BE shpall paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
Bashkimi Europian ka shpallur paketën e 12-të të sanksioneve ndaj Rusisë.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, ata që janë goditur nga sanksionet përfshijnë individë në industrinë ushtarake dhe të mbrojtjes ruse, sektorin e IT dhe kompani private ushtarake.
Paketa ndalon importin, blerjen ose transferimin direkt dhe indirekt të diamanteve nga Rusia dhe vendos një ndalim të ri të importit të gazit të lëngshëm e të naftës (LPG).
Kjo paketë gjithashtu synon të luftojë anashkalimin e sanksioneve dhe mbylljen e zbrazëtirave, tha Komisioni Evropian.
Kujtojmë se me mijëra persona, civilë e ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë, pas nisje së agresionit të pajustifikuar nga Rusia ndaj fqinjit të saj perëndimor.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona