Lufta në Ukrainë dhe rendi i ri botëror, si rrëzohet dollari nga froni
Në emisionin Money në Euronews Albania, u pasyrua lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj në ekonomi.
Forca e dollarit është absolute në tregun global dhe domimimi i tij do të vazhdojë gjatë, me SHBA-në që ngelet shteti më i fuqishëm me Prodhimin e Brendëshëm Bruto me 23 300 miliardë dollarë në vitin 2023. 11 vende më poshtë qëndron Rusia, e cila në luftën e saj të gjatë me perëndimin e ka shprehur qartë synimin për krijimin e një rendi të ri botëror në një botë multi-polare.
Ish-shtaraku Dritan Goxhaj deklaroi për Money: Unë nuk besoj që do të kemi një lëkundje në nivelet politike. Në Europë dhe në Amerikë do të jetë kjo lloj frymë që ekziston. Në Rusi, do të vazhdojë të zotërojë ajo frymë që është ngritur. Aktualisht, sot më shumë për arsye të luftës. Sot perëndimi e ka pranuar që është në luftë me Rusinë dhe kjo e ka bërë luftën një formë ekzistenciale për ta. Pra, ata e shohin luftën si rezistencë. Dhe kjo nuk lejon ndryshime politike që ne mendojmë ose që perëndimi dëshiron.
Ndërkohë që Elvin Meka, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, UET deklaroi: Fuqia relative e monedhës Kinës, Rusisë, Indisë dhe gjithë vendeve të BRICS, nuk është as 10% gjë që relativizon plotësisht cdo lloj projekti dhe aspirate, jo vetëm për të dobësuar rolin e dollarit në arenën ndërkombëtare, por nuk po bëhet asnjë lloj përprjekje për të potencuar rolin e tyre, ose të një monedhe të përbashkët që ata mund të krijojnë, për të avantazhuar atë që cilësohet si monedhë për ruajtjen e saj si një rezervë globale.
Uniteti i perëndimit vështirë se mund të përçahet sot. Miqtë e vjetër politikë të Vladimir Putinit që drejtojnë sot shtete të Europës brenda apo jashte Unionit, nuk po gjejnë motiv për të bashkëpunuar apo për të ndërruar kurs.
Franko Egro, autor i “Balkan Talks” në Euronews Albania, deklaroi për Money: Influenca ruse në shumë prej vendeve është zbehur në nivele minimale. Sigurisht që është e pamundur që shërbimet e fshehta ruse të mos jenë të pranishme në këto vende ku kanë pasur shtretër të ngrohtë për dekada të tëra, por në mentalitetin e opinionit publik, Rusia nuk është më një faktor i rëndësishëm tek i cili aspirojnë, që në një realitet të ri të rikthehen sërish si satelitë. Kjo është e pamundur që të ndodhi. Ne kemi kryeministrin Orban të Hungarisë, i cili krijon krisje të lehta, por edhe ai në vendime madhore është i detyruar të pranojë vendimarrjen e peshave të rëndësishme të BE-së dhe të perëndimit.
“Nuk besoj për miq në Evropë, pavarësisht se disa vende kanë nevojë për gaz, po jo në asnjë mënyrë. Ne shohim disa lëvizje nga Orban i Hungarisë, por nuk besoj se ai do të mbështesë Putinin, kur e kupton se cfare lëvizjesh po bën Rusia, por e sheh dhe vetë që nuk mund të dalë kundër Europës”, tha Arian Starova, President i Këshillit Atlantik të Shqipërisë.
Franko Ergo shtoi: Një anëtarësim i Serbisë në Bashkimin Europian, e cila do pasohej me qetësim të situatës në Bosnjë, ku lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik konkurron shpesh me presidentin Vucic, se kush qëndron më afër me Vladimir Putin, dhe ajo do të qetësohej. Një stabilizim i Ballkanit Perëndimor do ta pastronte të tërë Europën sa i përket influencës ruse.
LEXO GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë