Butoni bërthamor apo grusht shteti në Rusi? Si përfundon lufta në Ukrainë
Në Rusi kanë nisur lëvizjet e para anti-regjim për të rrëzuar nga froni 70-vjecarin Vladimir Putin. Ata që kanë pritur fundin e shpejtë të kësaj marrëzie, sot po synojnë të lëvizin gurët në pushtet.
Një grup luftëtarësh të përshkruar nga Kremlini si “diversantë” kaluan kufirin nga Ukraina dhe sulmuan disa objektet policore dhe ushtarake në rajonin e Belgorodit, si një sinjal për grusht shteti brenda territorit.
“Vështirë të jetë Gorbaçov. E vështirë të jetë Vagner. Le të shpresojmë se do të jetë një figurë më e moderuar. Të mos presim ndonjë profil të llojit perëndimor, por të jetë më i moderuar se Putin dhe të jetë i hapur me Perëndimin”, tha për emisionin Money Arian Starova, president i Këshillit Atlantik të Shqipërisë.
“Unë do preferoja një Gorbaçov, por problemet me shoqëritë e paemancipuara, ku liderët e opozitës burgosen ose helmohen, atëherë në Rusi është shumë e vështirë të dalin embrionet e një demokracie reale properëndimore, e cila do të ishte në unison me rendin aktual, u shpreh Franko Egro, autor i “Balkan Talks” në Euronews Albania.
Është e vështirë ta parashikosh forcën e aktivistëve anti-regjim me emrin “Legjioni i Lirisë së Rusisë” dhe “Korpusi Vullnetar Rus”, por pakënaqësitë janë shfaqur edhe nga mbështetës të regjimit në elitën ruse, të cilët duan të dalin të paprekur në një gjyq të mundshëm ushtarak dhe t’i besojnë një lideri të ri që do të garantojë edhe sigurinë e familjarëve të tyre. Kjo është dilema e madhe sot!
Ushtria ruse klasifikohet e dyta në botë për nga fuqia ushtarake sot, pas asaj amerikane, ndërsa ajo ukrainase renditet në vendin e 15-të. Me armët e perëndimit, strategjinë ushtarake dhe shpirtin patriotik, Ukrainasit meritojnë nderim për mbrojtjen heroike dhe vendosmërinë për të zmbrapsur fqinjët e tyre që zotërojnë edhe armë bërthamore. Por sa do të zgjasë kjo betejë dhe a do të shkohet deri tek bombat e shkatërrimit në masë?
“Pyetja më e vështirë, megjithatë unë po ia lejoj vetes ta bëj një parashikim. Unë shpresoj shumë që të kemi një mbyllje të luftës brenda vjeshtës, ose brenda dhjetorit”, tha Starova.
“Ka qenë racionale dhe do vazhdojë të mbetet racionale nga të gjitha palët, pavarësisht deklaratave për përdorim të armëve bërthamore. Nuk do të kemi në asnjë rast përdorim të tyre, për arsye se nuk do të ketë fitore të asnjërës palë dhe lufta do të mbetet në këtë nivel konvencional”, u shpreh Dritan Goxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve