Rusia kryen sulme të reja në Bahmut dhe Harkiv
Luftimet kanë vazhdar në dhe përreth qytetit lindor ukrainas të Bahmutit, epiqendrën e luftës në Donjeck, përderisa Rusia po vazhdon të sulmojë këtë qytet dhe vendbanimet përreth me avionë, tha ushtria ukrainase më 27 maj.
Një raketë goditi gjatë natës një fshat në rajonin e Harkivit, tha guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov, më 27 maj, duke shtuar se ky sulm shkaktoi dëme materiale, por nuk raportoi për viktima.
Forcat ukrainase kanë zmbrapsur 25 sulme ruse ndaj pozicioneve të tyre në lindje të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në informacionet e përditësuara për luftën të publikuara më 27 maj.
Luftimet më të ashpra po zhvillohen në vijën e frontit Liman-Bahmut-Avdijivka-Marjinka, në rajonin e Donjeckut, tha ushtria ukrainase, duke kundërshtuar edhe një herë pretendimin e Moskës se ka kapur Bahmutin. Ky qytet ka qenë epiqendër e një beteje disamujore për kontrollin e rajonit të Donbasit, shkruan REL.
Luftime po zhvillohen edhe përreth Kupjanskut, në rajonin e Harkivit, ku forcat ruse po tentojnë të konsolidojnë pozicionin e tyre taktik, tha ushtria e Kievit.
Trupat ruse po ashtu kanë kryer disa sulme ajrore në Avdijivka, Bilohorivka dhe Vuhedar.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë