Gjykata Ndërkombëtare: Urdhër-arresti ndaj Putin nuk hiqet

6 Dhjetor 2025 | 12:38

Zëvendës kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka deklaruar se hetimi i gjykatës mbi pushtimin e Ukrainës nuk do të ndalet nga bisedimet e paqes, por mund të ngadalësohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

“Nëse kemi një hetim në zhvillim, atëherë do të ndjekim kornizën tonë ligjore”, ka deklaruar Nazhat Shameem Khan.

Ajo ka theksuar se përpjekjet për të bërë drejtësi duhet të ecin paralelisht me përpjekjet për paqen. “Duhet të ekzistojë mundësia për mbajtjen e përgjegjësisë në mënyrë që paqja të jetë e gjatë dhe e qëndrueshme”, ka thënë Khan.

Këshilli i Sigurimit mund t’i kërkojë gjykatës të ndalojë çështjen atëherë kur duket se mes palëve ka hapësirë për një marrëveshje. Por sipas Khan, ky do të ishte vetëm një ndalim i përkohshëm.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhër-arreste për presidentin Vladimir Putin dhe 5 bashkëpunëtorë të ngushtë të tij për përfshirje në krimet e luftës në Ukrainë.

Nga ana e tij, Kremlini ka përsëritur se nuk e njeh juridiksionin e gjykatës dhe se i konsideron urdhër-arrestet të barasvlershme me zero.

Prokurorja Khan ka folur në fund të takimit vjetor të gjykatës, ku disa qindra diplomatë, juristë dhe aktivistë mblidhen në Hagë për të diskutuar sfida të paprecedente, përfshirë sanksionet amerikane dhe shqetësimin për të ardhmen e gjykatës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026