English

Lufta në Ukrainë, hyn në fuqi armëpushimi 3-ditor i shpallur nga Rusia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qytetet ukrainase duken të jenë të qeta mëngjesin e së enjtes, pasi ka hyrë në fuqi një armëpushim treditor i shpallur nga Rusia. Thuhet se nuk ka pasur asnjë sulm me dronë apo raketa mëngjesin e sotëm, pas disa netësh bombardimesh të pareshtura.

- Advertisement -

Megjithatë, Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se avionët rusë hodhën dy herë bomba të telekomanduara mbi rajonin Sumi në verilindje të vendit, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Sulmi i parë ndodhi pothuajse tri orë pasi hyri në fuqi armëpushimi, ndërsa i dyti brenda dy orësh. Nuk ka të dhëna për dëmet e shkaktuara.

Kryeqyteti Kiev është i qetë në orët e para të ditës, por nuk është e qartë nëse luftimet janë ndalur edhe në vijën e frontit.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shpalli armëpushimin 72-orësh për të përkuar me aktivitetet përkujtimore të 80-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Ai po i mirëpret në Moskë presidentin kinez, Xi Jinping, dhe liderë të tjerë për festimet e Ditës së Fitores më 9 maj, që përfshijnë edhe një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq.

Mes të ftuarve janë edhe kryeministri sllovak, Robert Fico, që ka kritikuar hapur mbështetjen e BE-së për Ukrainën, si dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili vizitoi Moskën pavarësisht trysnisë nga BE-ja se kjo vizitë mund të dëmtojë ambiciet e Serbisë për anëtarësim në bllok.

Kremlini njoftoi se Putin do të zhvillojë takime dypalëshe me liderët më 9 maj.

Ukraina nuk e ka pranuar armëpushimin, duke theksuar se Putini e shpalli atë vetëm për ta krijuar një përshtypje se kërkon përfundimin e luftës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi në një fjalim më 7 maj se alarmet për sulme ajrore kishin rënë në të gjithë vendin pas një nate me sulme të rënda.

“Gjatë natës pati një tjetër sulm rus me raketa dhe dronë – sulme balistike dhe mbi 140 dronë kamikazë vetëm në një natë”, tha Zelensky. “Ishte zhurmë në Kiev dhe në qytete të tjera. Fatkeqësisht ka të plagosur dhe të vrarë”.

Ai theksoi se Ukraina mbetet e përkushtuar ndaj propozimit për një armëpushim 30-ditor në këtë luftë, e cila nisi pasi Rusia e filloi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?