Lufta në Ukrainë, Putin siguron mbështetjen e Kinës

16 Shtator 2022 | 09:00

Uzbekistani mirëpriti Konferencën e Bashkëpunimit Shangai, forum ku Rusia siguroi mbështetjen më të madhe për pushtimin e Ukrainës.

Padyshim, mbështetja që Vladimir Putin kërkoi më shumë ishte nga Kina dhe ai arriti ta siguronte megjithëse vetëm pjesërisht.

Presidenti kinez  Xi Jingping e vuri theksin tek  “respekti për sovranitetin kombëtar”, ndërsa Putin u përpoq të bënte një paralele midis Ukrainës dhe Tajvanit, çështje ku Jinping nuk ndërhyri.

Të tjera shtete të cilat kanë mbështetur plotësisht Rusinë është Azia Qendrore, sikundër vetë Uzbekistani.

Bjellorusia është po ashtu një nga vendet që është dëmtuar, pasi është rreshtuar krah Moskës sa i përket luftës në Ukrainë.

Ekonomia e saj e dobët po vuan më shumë  sesa vetë Rusia.  E kjo është arsyeja se përse presidenti Lukashenko  u takua me liderin kinez dhe u përpoq të hapte një mundësi të re për ekonominë e vendit të tij.

Kina është një nga faktorët kyç e cila po siguron që Moska të mos rëndohet nga sanksionet perëndimore.

Një tjetër çështje që u diskutua në forum ishte që konflikti në Nagorno Karabak të mos përshkallëzohet më tej.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev u takua me presidentin turk Erdogan.

Pas përplasjeve të vitit 2020 tensionet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë rinisur.

Kur lufta në Ukrainë vijon, asnjë nga shtetet aleate Rusia dhe Turqia nuk janë të interesuara që një tjetër konflikt të përshkallëzohet.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026