Lufta në Ukrainë, Zelensky: Nga një armëpushim do të përfitonte vetëm Rusia
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha të enjten se një armëpushim në luftën e Rusisë kundër Ukrainës nuk do të çonte në dialog politik dhe se nga diçka e tillë do të përfitonte vetëm Moska.
Gjatë një turneu në rajonin e Baltikut, Zelensky u tha gazetarëve në kryeqytetin estonez, Talin, se çdo pauzë do të rrezikonte lënien e Rusisë të rigrupohet dhe të rrisë furnizimin e saj me municione. “Ne nuk do të rrezikojmë”, tha ai.
“Pauza nuk do të çonte në përfundimin e luftës, nuk do të çonte në dialog politik me Rusinë apo dikë tjetër… Dhe faleminderit Zotit e gjithë kjo është vendosur në Ukrainë dhe nuk do të ketë pauza në përfitim të Rusisë”, tha ai.
Në udhëtimin e tij në Lituani, Letoni dhe Estoni – disa nga mbështetësit e tij më të vendosur në Bashkimin Evropian dhe aleancën ushtarake të NATO-s – Zelensky shpreson të sigurojë më shumë ndihmë financiare dhe ushtarake dhe të diskutojë ofertat e Kievit për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE, shkruan REL.
Tri shtetet baltike ishin vendet e para perëndimore që furnizuan Ukrainën me armë në javët para pushtimit rus, në shkurt 2022.
Zelenskiy tha se Rusia po përballej me një “deficit” municioni dhe po luftonte për të rindërtuar trupat e saj elitare.
Ai pretendoi se Rusia po negocionte blerjet e raketave nga Irani dhe se forcat ruse kishin marrë më shumë se një milion municione nga Koreja e Veriut.
Zelensky refuzoi të komentojë deklaratat e ministrit italian të Mbrojtjes se kishte ardhur koha për diplomaci në konflikt.
“Nuk kam pasur kurrë negociata të tilla me Italinë në asnjë nivel, kështu që është e vështirë për mua të komentoj”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 08:02 Çmimet e naftës rriten sërish, teksa sulmet e SHBA-së dhe Iranit kërcënojnë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
- 07:59 SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet dhe të takohen në Katar
- 07:58 Numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë rritet në 1,450, mbi 50 mijë të zhdukur
- 07:53 Trajneri i Koresë së Jugut jep dorëheqjen pas eliminimit nga Kupa e Botës
- 07:50 Koreja e Veriut dënon stërvitjen e përbashkët ushtarake SHBA-Japoni
- 07:34 Shpëtohen pas tetë orësh operacion intensiv 4 turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë