Luftanijet iraniane ankorohen në Brazil, reagojnë Izraeli dhe SHBA

Brazil
3 Mars 2023 | 17:19

Dy luftanije iraniane gjatë kësaj jave janë parë në brigjet e Brazilit. Vendimi i këtij shteti për të lejuar ankorimin e tyre ka shkaktuar zemërimin e SHBA dhe Izraelit.

“Izraeli e cilëson ankorimin e anijeve luftarake iraniane në Brazil një zhvillim të rrezikshëm” shkroi në Twitter zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price tha se Uashingtoni po diskuton çështjen me partnerët brazilianë.

“Sigurisht nuk është rasti që qeveria, populli brazilian do të dëshironte të kishte lidhje me çdo gjë që do të ndihmonte një qeveri, një regjim që është përgjegjës për goditje brutale dhe shtypje të dhunshme kundër popullit të vet”, shtoi zyrtari amerikan.

njëra nga anijet u pa në det të hapur në zonën jugore të Rios ndërsa tjetra u ankorua në qendër të qytetit. Anijet IRIS Makran dhe IRIS Dena janë të autorizuara të qëndrojnë në Rio deri më 4 mars. Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së muajin e kaluar  i renditi  anijet në listën e sanksioneve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohrab Mamdani, tha në një video se nuk ka autoritet ligjor për të arrestuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu nëse ai viziton...
08:44 | 22/07/2026

Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit

Duke folur në seancën dëgjimore të Komitetit të Buxhetit të Senatit, senatorja Patty Murray vuri në pikëpyetje strategjinë e luftës së administratës Trump. Sipas saj...
08:38 | 22/07/2026

Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi

Një panel federal i apelit ka përmbysur një vendim të gjykatës së shkallës së parë që urdhëronte lirimin e aktivistit pro-palestinez Mohsen Mahdawi, duke hapur...
08:30 | 22/07/2026