Vlera e valutës iraniane bie në nivele rekorde

26 Shkurt 2023 | 16:17

Vlera e valutës së Iranit ka rënë në nivele rekorde kundrejt dollarit amerikan ditën e diel, derisa protestat kundër Qeverisë kanë hyrë në muajin e pestë.

Një bllokadë në ringjallje të marrëveshjes bërthamore – të cilën Teherani e ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015 – e ka dëmtuar, po ashtu, valutën iraniane.

Tregtarët në Teheran i kanë këmbyer 600.000 rialë për një dollar amerikan të dielën, pasi valuta është dobësuar përtej 500.000 rialëve, sa është kryer këmbimi për një dollar amerikan të mërkurën.

Në këtë periudhë të vitit 2015, 32.000 rialë janë këmbyer për një dollar amerikan, pasi Iranit iu patën hequr sanksionet ndërkombëtare, në këmbim të kufizimit të aktivitetit bërthamor.

Qendra e Statistikave të Iranit ka thënë javën e kaluar se shkalla e inflacionit ka arritur në 53.4 për qind në muajin janar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se po i jep dritën jeshile rifillimit të fluturimeve direkte nga linjat ajrore amerikane për në Liban ,...
09:49 | 22/07/2026

Manjatit malajzian i kërkohet të revokojë emërimin e kryetarit të portit, shkak lidhjet me Epstein

Grupet e shoqërisë civile i kanë bërë thirrje manjatit miliarder malajzian Syed Mokhtar Al-Bukhary që të revokojë emërimin e Sultan Ahmed Bin Sulayem si kryetar...
09:32 | 22/07/2026

37.5 miliardë dollarë për luftën me Iranin, Hegseth paraqet raportin e ri në Senat

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, e ka përcaktuar çmimin më të fundit zyrtar për luftën SHBA-Izrael kundër Iranit në 37.5 miliardë...
09:31 | 22/07/2026