Operacioni për kriptovalutat, kreu i ‘Guardia Civil’: Bashkëpunimi solli suksesin

10 Nëntor 2022 | 13:58

Manuel Martines, Shef i Guardia Civil në Katalonja, tha se ky operacioni me mashtrime me kriprovalutat arriti suksesin për shkak të bashkëpunimi të frytshëm të institucioneve të të gjithë vendeve.

Në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kreun e SPAK  dhe zyrtarë policorë spanjollë, theksoi se krimi i Organizuar nuk ka kufij dhe hetimi që zhvillohet nga trupa policore nuk kufizohet.

“Dua të falënderoj të gjitha autoritetet shqiptare, ashtu si edhe mediat e pranishme. Të transmetojmë suksesin që arritëm në kët6ë aktivitet të përbashkët mes policive të vendeve të ndryshme. Krimi i Organizuar nuk ka kufij dhe hetimi që zhvillohet nga trupa policore nuk kufizohet. Kemi arritur këtë rezultat duke u nisur nga viktimat spanjolle që zbuluan këta kriminelët. Bëhet fjalë për një operacion që shtrihet më tej sesa kufijtë e Shqipërisë. Është zhvilluar edhe në vend të tjera. Suksesi i operacionit është bashkëpunimi mes autoriteteve të vendeve të ndryshme”, tha Martines.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e përbashkët me policinë spanjolle në Elbasan, ku u zhvillua një aksion në një call center, me dyshimin se kryeshin mashtrime me kriptovaluta.

Kraja bëri të ditur se aktiviteti i paligjshëm, ishte shtrirë në 8 shtete.

Ai shtoi se SPAK po kryente hetime prej më shumë se 1 viti dhe iu drejtua shqiptarëve, duke u thënë që të mos merren me aktivitete të tilla të paligjshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)

Teksa protesta para Kuvendit ende vijon prej disa orësh, protestuesit kanë nisur të pastrojnë rrugët e kryeqytetit. Pastrimi i ambienteve para Kuvendit vjen pas tensioneve...
13:54 | 23/07/2026

Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë...
13:39 | 23/07/2026

Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me deputeten socialiste Elisa Spiropali e cila i bëri pyetje se nësë është gati të...
13:37 | 23/07/2026