Luftë e tretë Izrael-Liban? Dyfishohet brenda 1-ore numri i viktimave
Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore të Izraelit në Liban ka vazhduar të rritet me shpejtësi.
Reuters raporton se numri i viktimave ka shkuar në 182. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Liban numri I viktimave është dyfishuar Brenda 1 ore.
Më shumë se 727 persona janë plagosur, duke përfshirë gra, fëmijë dhe mjekë, sipas deklaratës.
Sulmi i Izraelit në jugun e Libanit është më i fuqishmi në gati një vit të përleshjeve me Hezbollahun.
Ushtria izraelite këtë mëngjes u tha banorëve në zonat e Libanit jugor dhe lindor që të evakuonin banesat e tyre, pak para se të përshkallëzonte fushatën ajrore kundër Hezbollahut.
Zëdhënësi i qeverisë izraelite David Mencer ka dhënë përditësime në një konferencë të përditshme për shtyp.
Ai ka anashkaluar pyetjet nëse sulmet e Izraelit ndaj objektivave të Hezbollahut në Liban përbëjnë shpalljen e një lufte.
I pyetur nëse gjendja aktuale e konfliktit mund të quhet “Lufta e Tretë e Libanit”, ai u shpreh se që nga 8 tetori, Hezbollahu “nuk është ndalur, as për një ditë të vetme duke sulmuar Izraelin”.
LEXONI GJITHASHTU:
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA