VIDEO | Luftë me raketa mes Palestinës dhe Izraelit

6 Gusht 2022 | 22:08

Palestina ka sulmuar Izraelin me raketa mbrëmjen e së shtunës, si kundërpërgjigje ndaj forcave izraelite të cilat kryen sulme në rripin e Gazës një ditë më parë.

Nga pamjet e shihet se forcat palestineze kanë lëshuar breshëri raketash në drejtim të Izraelit.

Sulmet e ndërsjellta mes dy vendeve i japin fund më shumë se një viti qetësi përgjatë kufirit.

Izraeli kreu gjatë të premtes një seri sulmesh ajrore në Gaza duke vrarë të paktën 10 persona, duke përfshirë një militant të lartë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Kryeministri izraelit tha se vendi i tij kishte nisur sulmet bazuar në “kërcënime konkrete”.

Xhihadi Islamik tha se Taiseer al-Jabari, komandanti për Gazën veriore, ishte në mesin e të vrarëve. Izraeli beri me dije se kishte në shënjestër grupin militant në përgjigje të një “kërcënimi të afërt” pas arrestimit të një tjetër anëtari të lartë në Bregun Perëndimor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026