Luftë për pushtet në Kiev, përplasja mes Zelenskyt dhe “gjeneralit hero”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehet se ai po mendon të shkarkojë nga detyra ushtarakun më të lartë të vendit, në kuadër të ndryshimit të udhëheqjes së ushtrisë, një opsion që ka tronditur vendin dhe gjithashtu ka shqetësuar aleatët perëndimorë të Ukrainës.
Në një intervistë në rrjetin televiziv Rai në Itali, Zelenskyy konfirmoi se po mendonte për largimin e gjeneralit Valerii Zaluzhnyi, komandanti i forcave të armatosura të Ukrainës.
Ai tha se po shqyrtonte një vendimmarrje të tillë për të siguruar që vendi të vazhdojë të udhëhiqet nga individë që janë “të bindur për fitoren” kundër Rusisë. Një vendim i tillë ka shkaktuar zemërim në Ukrainë dhe nxitur entuziazëm në Kremlin.
Gjenerali gëzon respekt të gjerë në mesin e forcave ushtarake ukrainase dhe konsiderohet një hero kombëtar.
Atij i njihet merita për pengimin të sulmit në shkallë të gjerë nga Rusia gjatë ditëve të para të agresionit, si edhe zmbrapsjen me mjeshtëri të trupave të Moskës. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitalii Klitschko kritikoi mundësinë e shkarkimit nga detyra të gjeneralit Zaluzhnyi, duke thënë se falë udhëheqjes së tij “shumë ukrainas u besojnë vërtet forcave të armatosura”.
Në media përflitet se gjenerali konsiderohet edhe si një nga personat që mund të zëvendësojë Zelenksyn si president dhe i gjithe zhvillimi shihet si nje luftë per pushtet brenda Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës
Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)
Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës