“Luftoi dhe fitoi”, Bardhi reagon pas vendimit për lirimin e Berishës

27 Nëntor 2024 | 11:49

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjukatës së Posaçme për të liruar nga masa e “Arrestit në shtëpi”, Sali Berishën.

Përmes një postimi në rrjete sociale Bardhi shkruan se ky është një hap fitoreje ligjore dhe politike për Berishën dhe opozitën shqiptare.

Bardhi ka vlerësuar vendimin e GJKKO si një veprim të drejtë ligjor. Sipas tij, çdo ditë vonesë në këtë çështje do të kishte përbërë një sulm politik të drejtësisë ndaj kundërshtarëve të qeverisë, me qëllim frenimin e aktivitetit të opozitës dhe pengimin e angazhimit të plotë politik të liderëve të saj.

Deklarata e Gazment Bardhit për lirimin e Berishës:

Revokimi nga GJKKO i masave kufizuese joproporcionale ndaj Sali Berishës është vendimi i duhur ligjor dhe nën frymën, standardin dhe logjikën e vendimit të disa ditëve më parë të Gjykatës Kushtetuese. Çdo ditë vonesë do të ishte një sulm politik i drejtësisë ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës, me qëllim pengimin e aktivitetit politik të tyre në funksionalitet të plotë të betejës së opozitës.

Afërsisht 1 vit pengesë antikushtetuese e aktivitetit politik të liderit të opozitës është mjaftueshëm e rëndë për të toleruar të bëheshin më shumë! Kjo është një fitore politike e Sali Berishës, që luftoi, luftoi, luftoi dhe e fitoi!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026