Lulzim Basha kryetar i PD, flet ish-kryetari i KQZ: Çudi e madhe! Djallëzi!

Kristaq Kume
8 Mars 2023 | 21:22

Kristaq Kume, ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha në emisionin Now në Euronews Albania se fakti që Basha është ende kryetar i PD nuk ka asnjë nonsens juridik, por është një nonsens moral.

Sipas Kumes, fakti që Basha aktin e dorëheqjes nuk e çoi deri në fund në gjykatë, tregon ose djallëzi ose objektiv të mirëpërcaktuar që në nisje.

“Nonsens juridik nuk ka që Basha është ende kreu i PD, ndërsa logjik është çudia më e madhe e radhës që ndodh këtu tek ne. Është deklaruar një dorëheqje, Basha tha po bëj një hap prapa, po heq dorë nga drejtimi dhe po ua jap këtyre të tjerëve dhe kaq. Nuk u çua deri në fund. Kjo duhet të ishte pasqyruar në regjistrin e partive në gjykatë. Këta ose kanë djallëzi më shumë se sa logjikën e ftohtë për gjënë, ose nga ana tjetër e kanë mirë të përcaktuar objektivin i cili cilidoqoftë nuk konvergon me interesin e qytetarëve”, tha Kume.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026