Lulzim Basha, takim me sipermarrës, fermerë dhe banorë në Gramëz
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pati këtë të shtunë një takim me sipermarrës, fermerë dhe banorë në Gramëz.
Kryedemokrati theksoi në fjalën e tij se mungesa e mbështetjes për bujqësinë dhe vështirësitë e shumta, kanë bërë që shumë të rinj të largohen nga vendi ndërsa banorët e mbetur mezi e mbyllin muajin.
“Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realiteti sot”, – tha kreu i PD.
“Me këtë qeverisje vendi po rrëshqet çdo ditë e më shumë në ekonominë e centralizuar të oligarkëve dhe koncesioneve, duke shpartalluar çdo ditë e më shumë lirinë ekonomike dhe ekonominë e tregut.”
Sipas Bashës, vendimi i Brukselit për pezullimin e granteve për bujqësinë të programit IPARD, tregon babëzinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE.
“Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta, është fillimi i fundit të tranzicionit dhe ndryshimi i vërtetë që shqiptarët presin.
SPAK nuk duhet të ndalet, por duhet t’i shkojë deri në fund hetimit për dosjet e korrupsionit, që prej vitesh janë në zyrat e saj. Është i domosdoshëm miratimi i një pakete ligjore kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar, duke i hequr çdo pengesë dhe dhënë mbështetje të pakushtëzuar SPAK, si për dënimin e korrupsionit edhe për sekuestrimin e pasurive që vijnë nga këto afera”, – u shpreh Basha gjatë bisedës me fermerët e fshatit Gramëz.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni