Lumi Erzen del nga shtrati në Sukth, disa fshatra në rrezik
Situata në zonën e Sukthit është përkeqësuar pasi lumi Erzen ka dalë nga shtrati, duke përmbytur sipërfaqe të mëdha tokash dhe duke izoluar disa fshatra. Ura e Vardardhës është mbuluar nga uji, duke bllokuar qarkullimin për mbi 1000 banorë të zonës.
Sipas informacioneve paraprake, reshjet intensive të shiut kanë rritur nivelin e lumit dhe kanë përmbytur rreth 4 hektarë tokë bujqësore.
Në një komunikim telefonik për Euronews Albania, prefekti i qarkut bëri të qartë se situata lidhet me shkarkime që vijnë nga Tirana:
“Janë shkarkime që vijnë nga Tirana, është një situatë e përsëritur. Emergjencat janë në terren, si nga Durrësi edhe nga Shijaku. Nëse do të ketë nevojë për evakuime, kemi gati konvaleshencën. Shpresojmë që kjo situatë të kalojë pa probleme”.
Forcat e emergjencave vijojnë monitorimin në terren.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij