‘LVV e pakujdesshme’, analisti Kabashi: Kurti mendoi se do merrte komunat nëpërmjet emrit të tij
“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë asnjëherë një parti e konsoliduar në të gjithë Kosovën me degët e saj”. Kështu e komentoi rezultatin e raundit të dytë të zgjedhjeve analisti Bekim Kabashi për Euronews Albania.
Analisti nënvizoi se LVV nuk ka qenë një ofertë komunale, por ofertë qendrore, një ofertë direkte e Albin Kurtit.
Z. Kabashi deklaroi se oferta e LVV ishte e pakujdesshme në zgjedhjet e fundit, pasi Kurti u bë komod pas rezutatit të 14 shkurtit dhe mendoi se vetëm nëpërmjet emrit të tij mund të merrte komunat në Kosovë.
“Nuk ka më elektorat besnik apo militant, por gjithçka varet nga oferta e kandidatëve që zgjedhin”, u shpreh analisti.
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë vetëm një nga katër komunat më të mëdha në Kosovë.
Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës arriti një fitore të madhe duke marrë drejtimin e Prishtinës me kandidatin, Përparim Rama.
Në përfundim të numërimit të votave, kandidati i LDK, Përparim Rama mori 51.07% kurse Arben Vitia 48.93%.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet