LVV nuk i shkon në takim, i kërkon llogari Osmanit: Kë quan “njerëz të rrezikshëm”
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci i është kundërpërgjigjur presidentes, Vjosa Osmani, e cila tha mëngjesin e sotëm tha se “këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”.
Në konferencë për media, ku LVV bëri të ditur se do e dërgojnë në Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarje të kuvendit, Nagavci tha se “Osmani duhet të tregojë se kush janë këta emra të rrezikshëm”.
“Zonja Osmani e cila aktualisht vazhdon të jetë presidente e Republikës ka obligim institucional e kushtetues, personal të tregojë me emra dhe mbiemra kush janë këta njerëz të papërgjegjshëm. Dhe mbi të gjitha nëse janë njerëz të rrezikshëm jo vetëm se duhet ta bëjë të qartë për qytetarët por edhe është mirë të tregojë nëse ka qenë në njohuri të këtyre planeve se cfarë ka ndërmarrë ajo si presidente që t’i pengojë këto plane të rrezikshme. Është obligim i saj dhe është për keqardhje të dëgjohet një deklaratë e tillë”, deklaroi ajo.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar liderët e partive politike për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Këto takime vijnë pas dekretit për shpërndarje të Kuvendit.
Nagavci bëri të ditur se nuk do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Osmani.
“Do të shohim shumë pak, unë nuk besoj që ka asnjë arsyeje të merret pjesë në një takim të tillë për faktin e thjesht siç e thamë se ky është një veprim jo vetëm që bie ndesh me Kushtetutën por edhe një veprim i nxituar dhe që nuk është në interes të vendit”, shtoi ajo.
Presidentja Vjosa Osmani, të premten ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, siç tha ajo, pas dështimit të deputetëve për të zgjedhur presidentin e ri brenda afatit kushtetues.
Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë
Shoferi shqiptar përplas për vdekje efektivin e policisë në Kosovë
Të shtëna me armë në Ferizaj të Kosovës, shoqërohet në polici 23 vjeçari
- 12:58 Dronë dhe pajisje inteligjente në rrugët e Durrësit, 17 të arrestuar dhe mbi 1.800 gjoba në një javë
- 12:45 Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i miraton lejen për të lënë përkohësisht qelinë
- 12:38 U raportua se SHBA dhe Irani do të zhvillojnë bisedime të martën, zyrtari iranian: Nuk ka plan për negociata këtë javë
- 12:24 Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
- 12:24 Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 12:18 “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës