Osmani shpërndau Kuvendin, LVV e çon dekretin në Kushtetuese

6 Mars 2026 | 12:50

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavaci ka thënë të premten se shpërndarja e Kuvendit nga ana e presidentes Vjosa Osmani paraqet akt të paprecedent që bie ndesh me rendin dhe që rastin do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk kushte pse të ndodhte një akt i tillë sot në mëngjes”, ka deklaruar ajo në një konferencë për media.

Sipas saj, LVV-ja, në përputhje me rezultatin e saj zgjedhor, në vazhdimësi i ka ofruar alternativat për shmangien e zgjedhjeve.

“Barrikadimi me jo-në e vazhdueshme, është i padobishëm dhe i panevojshëm”, ka thënë ajo.

LVV-ja i ka fituar mbi 51 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Në këtë legjislaturë ajo i ka 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha të premten se ka nxjerrë dekret për shpërndarje të Kuvendit, meqë sipas saj, përfaqësuesit e vendit “vendosën ta çojnë vendin në zgjedhje”.

“Nëpërmjet këtij dekreti po kryej detyrimin kushtetues i cili është i përcaktuar qartë…Është fatkeqësi e madhe që ata [deputetët] nuk zgjodhën interesin e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Sipas saj përpjekjet e dështuara të një nate më parë për ta zgjedhur presidentin në Kuvend, nuk ishin as rastësore, as të pamendura.

“Përkundrazi, shumë mirë të kalkuluara dhe ideuara, për fat të keq”, ka shtuar Osmani.

Ajo ka thënë se neni 86 i Kushtetutës përcakton se presidenti i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual dhe mandati i saj përfundon më 4 prill.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë

Nën sloganin “Gjithçka shihet në Vidovdan”, të dielën në Kralevë – pjesa qendrore e Serbisë – u mbajt një protestë e organizuar nga studentët që...
11:03 | 29/06/2026

Shoferi shqiptar përplas për vdekje efektivin e policisë në Kosovë

Mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë një efektiv policie, Rexhep Gashi, i cili u godit në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Policia e Kosovës...
10:35 | 29/06/2026

Të shtëna me armë në Ferizaj të Kosovës, shoqërohet në polici 23 vjeçari

Një armë zjarri është sekuestruar nga Policia e Kosovës pas raportimit për të shtëna me armë në fshatin Jezerc të Ferizajt. Sipas policisë, rasti ka...
09:48 | 29/06/2026