“Ma vranë para syve”, flet vëllai i 23-vjeçarit shqiptar që u vra në Itali

29 Gusht 2023 | 09:47

Xhuliano Bitri vëllai 18-vjeçar i Klajdi Bitrit, i cili mbeti i vrarë në Itali pas një sherri për motive të dobëta, ka ndarë dhimbjen e tij në mediat italiane.

Ai tha se do ta sjellë trupin e të vëllait në Shqipëri pasi familja e tij jeton ende këtu.

“Ai ishte edhe baba për mua, bëri gjithçka për të më ndihmuar të kisha një jetë më të mirë. Dje isha me të, ai pa Danilon, një mik italian, duke u rrahur dhe tentoi ta mbronte duke i thënë atentatorit të ndalonte”,-tha ai.

Xhuliano shtoi se 27-vjeçari nga Algjeria, i cili tashmë është arrestuar në fillim dukej sikur u qetësua, por në të vërtet ai shkoi për të marrë shtizën me të cilën goditi për vdekje Klajdin.

“Dukej se ishte qetësuar, por në vend të kësaj shkoi të merrte shtizën. I bërtita të ikte, por e goditi qëllimisht”, rrëfen vëllai i 23-vjeçarit.

18-vjeçari shprehet se e pa t’ia vriste vëllain para syve, pa asnjë arsye, ndaj kërkon drejtësi dhe thotë se do të organizojnë një demonstratë.

“Ne duam drejtësi, do të organizojmë një demonstratë! E pashë vëllain të vdiste para meje, të vrarë me indiferencë totale, pa e kuptuar as pse. E pashë të zbehej gjithnjë e më shumë, krejt papritur, dhe nuk më përgjigjej më sepse kishte vdekur”, rrëfen ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026