“Macron dhe Islami”, Ilir Kulla: Ajo që po ndodh në Francë s’ka lidhje me fenë

2 Nëntor 2020 | 18:32

Duke komentuar ngjarjet e fundit në Francë, njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Ilir Kulla thotë se Macron në fund të mandatit po kërkon që të sigurojë një mandate të dytë duke luajtur me kauzën fetare. Sipas Kullës, ai erdhi me premtime të mëdha, por tashmë ndodhet në situatë të vështirë pasi protestat dhe covid e kanë dëmtuar shumë Francën.

“Protestat e jelek verdhëve dhe covid e kanë dëmtuar Francën dhe politikisht ai është shumë i dëmtuar dhe i duhet një kauzë tjetër për të larguar vëmendjen. Kriminelë që vrasin çdo ditë ka dhe do të ketë fatkeqësisht. Franca ka pasur dhe rekorde të tjera më përpara.

Franca ka një traditë goxha të rëndësishëm gjithmonë 1/10 e popullsisë së saj ka qenë e fesë myslimane. Të ngatërrosh besimin fetar me mos zhvillimin e periferisë është si ne shqiptarët të themi që Kisha Katolike ka faj për gjakmarrjen në veri”, u shpreh z. Kulla.

Për thirrjet për të bojkotuar produktet franceze, z. Kulla tha se kjo nuk pritet që të ketë ndikim. Sipas tij ngjarja e ndodhur në Nisë ka të bëjë me emigracionin dhe jo me fenë.

“Franca ka një pjesë të madhe të periferive të pa integruara dhe kjo nuk ndodh vetëm me francezët myslimanë por- me të gjithë dhe kjo gjë riciklon kriza. Kemi parë një gjë të tillë dhe në Napoli të Italisë”, tha njohësi i çështjeve ndërkombëtare.

“Franca është një nga vendet që ka pasur një bashkëjetesë të gjatë me islamin. Kemi pas ministra dhe shumë deputetë myslimanë. Ajo çka ndodh sot nuk e shoh si problem mes Francës dhe Islamit, por e shoh si shprehje të krizës së BE në raport me emigrantët në jug të Evropës”, shtoi z. Kulla.

 

Ndiqni intervistën e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021