Macron: Franca do të sigurojë 2 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën

26 Mars 2025 | 20:13

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka pritur sonte në takim në Paris homologun e tij ukrainas Volodomyr Zelensky.

Ai në një konferencë për media pas takimit tha se Rusia po e ri-interpreton atë që u ra dakord në bisedimet e armëpushimit.

“Unë vërej se sot Rusia është gjithmonë e tunduar të riinterpretojë atë që ne diskutojmë dhe biem dakord. Ndërsa thotë se dëshiron paqe, Rusia vazhdon të godasë intensivisht territorin ukrainas, duke përfshirë objektivat civilë.

“Ne i dënojmë këto sulme”, tha Macron.

Ai gjithashtu tha se Franca do të sigurojë një mbështetje ushtarake shtesë prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Presidenti ukrainas ka mbërritur në Paris për një takim me homologun e tij francez. Dy presidentët do të diskutojnë garancitë e sigurisë për Ukrainën përpara një samiti të “koalicionit të vullnetit” nesër.

Nisma u prezantua për herë të parë nga kryeministri britanik Keir Starmer gjatë një samiti të 2 marsit në Londër, ku liderët evropianë dhe të tjerë diskutuan mbështetjen për Kievin.

Mbi 30 vende kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar në forcën paqeruajtëse të koalicionit, tha zëdhënësi i Starmer më 17 mars, duke konfirmuar se nisma ka hyrë në një “fazë operacionale”.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha më 24 shkurt se presidenti rus Vladimir Putin do të lejonte paqeruajtësit evropianë në Ukrainë si pjesë e një zgjidhjeje. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov më vonë hodhi poshtë publikisht idenë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit

Dhoma e Ulët e parlamentit italian miratoi të enjten një plan qeveritar shumë të kontestuar për të ndryshuar ligjin zgjedhor, një lëvizje që kundërshtarët e...
14:45 | 16/07/2026

Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkarkoi të mërkurën prokurorin e sapoemëruar federal për distriktin perëndimor të Uashingtonit, Roger Rogoff, më pak se një orë pasi...
14:12 | 16/07/2026

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026