Macron humbet shumicën absolute në zgjedhjet parlamentare

20 Qershor 2022 | 07:39

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka humbur shumicën absolute në parlament.

Në mandatin e dytë presidencial, Macron do të përballet me pasiguri dhe do të përpiqet të sigurojë aleanca për të çuar më tej reformat.

Edhe pse koalicioni i tij Ensemble fitoi numrin më të madh të vendeve në parlament 245, nuk mundi të sigurojë shumicën absolute, të dytët u renditen koaliconi Nupes me 131 deputetë. Partia e Marine Le Pen renditet e treta me 89 vende.

Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne e përshkroi situatën të paprecedentë.

“Asnjëherë më parë Asambleja Kombëtare nuk ka përjetuar një konfigurim të tillë nën Republikën e Pestë. Kjo situatë përbën një rrezik për vendin tonë për shkak të sfidave me të cilat duhet të përballemi si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. Që nga nesër do të fillojmë të punojmë për ndërtimin e shumicës së aksioneve”, u shpreh ajo.

Lideri i të majtës, Jean-Luc Mélenchon i cili siguroi vendin e dytë për aleancën e tij tha se partia presidenciale kishte pësuar një shkatërrim total.

“Është në fund, e para së gjithash është një dështim total i partisë në Macron, një dështim moral, dështim  i  atyre njerëzve që u mbajtën leksione të gjithëve dhe thanë se do të ishin barriera për të djathtën ekstreme, dhe rezultati kryesor është se ata përforcuan atë”, theksoi ai.

Surpriza e madhe e zgjedhjeve ishte pikërisht e djathta ekstreme e Marine Le Pen e cila nga 8 vende në parlamente siguroi 89 deputetë.

“Ta bëjmë Emmanuel Macron një president të minorancës për të mbrojtur vendin nga sundimi i një partie të vetme dhe një president pa kontroll në ushtrimin e pushtetit”, deklaroi Le Pen.

Abstenimi ishte një tjetër zhgënjim i këtyre zgjedhjeve. 53% e francezëve zgjodhën të mos votojnë në shenjë proteste apo indiference.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar

Katër persona mbetën të bllokuar pasi një pallat katërkatësh u shemb sot në zonën e Petralona të Athinës, njoftoi brigada e zjarrfikësve. Sipas informacioneve të...
14:51 | 30/06/2026

BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi

Komisioni Evropian miratoi një paketë financiare për Malin e Zi, me vlerë prej gati 3.2 miliardë eurosh. Së bashku me vendimin për nisjen e hartimit...
14:11 | 30/06/2026